Ismajli i pafat, diagnoza e tij kërkon të paktën një muaj rikuperim/ Rrezikon seriozisht ndeshjen me Poloninë
Fjalimet zgjatën më pak se sa dhuna në protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Sulmet ndaj kryeministrisë dhe Kuvendit u shoqëruan me përplasje të deputetëve demokratë dhe policisë.
Vetë kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u largua drejt selisë blu pasi mbaroi fjalën e tij ndërsa bulevardi u kthye në arenë përplasjesh mes molotovëve të protestuesve dhe gazit lotsjellës të policisë.
Analisti Arjan Curi u shpreh në Top Story se fabula e protestës së PD-së u shkërmoq nga vetë PD-ja, pasi votoi në Parlament, tre ditë para tubimit, për të çuar Ramën të përfaqësojë Shqipërinë në “Bordin e Paqes”.
“Protesta po vritet nga vetë PD-ja. Nuk mund të thërrasësh njerëzit të shtunën për të rrëzuar Edi Ramën, kur të enjten votove Edi Ramën për të përfaqësuar Shqipërinë dhe të shkojë në Uashington. Nëse PS-ja dhe PD-ja janë me Trumpin, atëherë le të rrinë në këto opozita dhe të luftojnë kush do të fitojë në favor të Trumpit.
Elementi i dytë që vura re ishte udhëtimi që bëri Sali Berisha në Strasburg. Izolim total. Nuk e di ç’kishte bërë një video aty pas asnjë mikrofon përpara. U çudita. Ndoshta gjeti një foltore dhe vajti atje. Nuk mbaj mend të ketë takuar ndonjë ndërkombëtar Berisha pasi është bërë non-grata.
Kam një informacion që po lobohet nga disa deputetë të PD-së që Berisha të takohet me një ambasador grek, por as atij ose asaj nuk po i mbushet mendja.
Të shtunën që këta bënin protestën, unë udhëtova jashtë, dhe eksponent të PD-së ishin në aeroport duke udhëtuar jashtë. Goxha të rëndësishëm. Po mundoheshin të fshiheshin, mos të dukeshin. shkova dhe i pyeta vetë: ‘Si ka mundësi’.
Edhe gazi që këta u ankuan se ishte i skaduar, edhe ai ishte në ndihmë të protestës së PD-së. Gazi kur skadohet, e humbet atë aftësinë helmuese. Që mos t’i helmojnë shumë, i kanë hedhur gaz të skaduar. Ja kanë hedhur me hatër që protesta të mbante më shumë.
Këtyre i është shkërmoqur e gjithë fabula. ‘Rama ra’, ‘Rama u izolua’, ‘Rama e ka keq me amerikanët’, u shkërmuan. Rama, me dy persona që po drejtojnë botën, priti vajzën e Donald Trump dhe takoi Netanyahun, me këta dy persona, e ka muhabetin më mirë se me çdo tjetër. Në izolim real është Sali Berisha, i cili ndërkombëtaren e vetme që takon jashtë vendit është Albana Vokshi”, tha Curi.
Top Channel