‘Ndihem përsëri i gjallë’/Jamal Musiala rrëfen lehtësimin e tij pas kthimit në fushat e lojës
Bayerni i Mynihut ka filluar të humbasë durimin me Dayot Upamecano. Sipas portalit gjerman ‘Sport1’ qendërmbrojtësi francez prej javësh e ka marrë ofertën e rinovimit nga drejtuesit e Bayernit të Mynihut, por ende nuk po e jep një përgjigje përfundimtare edhe pse klubi bavarez ka arritur në limitet e tij financiare.
Gjithnjë sipas këtij portali, në ambientet e Allianz Arenës është krijuar ndjesia se askush nuk po mund të durojë më dhe se të gjithë janë të irrituar nga kjo mungesë e avancimit të bisedimeve
Te Bayerni i Mynihut ende nuk po arrijnë të kuptojnë se çfarë po pret futbollisti për të pranuar ofertën për rinovimin e kontratës. Në nivel sportiv, Upamecano është një element kyc në skemat e trajnerit Vincent Kompany dhe ai po kalon ndoshta momentin më të mirë të karrierës së tij. Trajneri belg nuk ia ka kursyer elozhet Upamecano për rendimentin dhe vazhdimdësinë e tij duke nënvizuar se projekti sportiv është në të njëjtën linjë me interesat e tij.
Gjithsesi futbollisti vepron përmes agjentit të tij dhe nuk shprehet publikisht, një qëndrim ky që ka bërë që të rritet padurimi te klubi kampion i Gjermanisë. Po kështu te Bayerni kanë ndryshuar edhe tonet. Drejtori Sportiv Max Eberl që ishte shumë optimist për një kohë të gjatë në javët e fundit ka filluar të shfaqet më i kujdesshëm, ndërsa kupola drejtuese e klubit ka dhënë një mesazh të qartë: oferta nuk do të përmirësohet. Kështu kanë deklaruar burime pranë klubit për Sky Deutschland. Tani topi është në fushën e Upamecano që figuron edhe në listën e dëshirave të Realit të Madridit.
Top Channel