I ftohti ekstrem përfshin SHBA/ Mbi 600,000 familje pa energji elektrike, të paktën 14,800 fluturime të anuluara Një 37-vjeçar u qëllua për vdekje nga agjentë federalë të emigracionit në Minneapolis, duke shkaktuar reagime të forta politike dhe protesta në rrugët e qytetit.
Sipas autoriteteve lokale, viktima ishte një banor i Minneapolisit, i bardhë dhe besohet të ketë qenë shtetas amerikan. Të shtënat ndodhën mes valës së protestave të përditshme në Tëin Cities të nisura që prej 7 janarit kur u qëllua 37-vjeçarja Renee Good, e cila u vra kur një oficer i Imigracionit dhe Doganave i drejtoi armën ndërsa ajo ishte në timonin e automjetit të saj.
Të shtënat e së shtunës u zhvilluan pak më shumë se një milje larg vendit ku u qëllua Good.
Sipas BBC agjentët federalë u përpoqën ta “çarmatosnin” individin, i cili “rezistoi me dhunë”.Sipas policisë përdorimi i forcës vdekjeprurëse ndodhi gjatë një përpjekjeje për ta neutralizuar situatën, duke e paraqitur veprimin si vetëmbrojtje nga ana e oficerëve. Autoritetet lokale kanë konfirmuar se hetimet janë ende në vazhdim dhe se nuk janë bërë publike të gjitha detajet rreth rrethanave të sakta të incidentit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të menjëhershme politike. Presidenti Donald Trump akuzoi kryetarin e bashkisë së Minneapolisit dhe guvernatorin e Minesotës, Tim Ëalz, duke thënë se ata po nxisin një “kryengritje” përmes kritikave ndaj agjentëve federalë dhe mbështetjes së protestave. Nga ana tjetër, guvernatori Ëalz e quajti incidentin “një tjetër të shtënë të tmerrshme nga agjentë federalë” dhe konfirmoi se ka komunikuar me Shtëpinë e Bardhë për situatën. Ai kërkoi transparencë të plotë dhe llogaridhënie, duke theksuar shqetësimin për përdorimin e forcës nga agjencitë federale brenda qyteteve amerikane.
Pas incidentit, demonstrues janë mbledhur në disa zona të Minneapolisit. Pamjet nga terreni tregojnë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve për qetësi dhe shmangie të dhunës. Ngjarjet e fundit kanë rihapur debatin mbi rolin e agjentëve federalë të emigracionit, përdorimin e forcës dhe marrëdhëniet mes pushtetit federal dhe autoriteteve lokale, në një klimë politike tashmë të polarizuar në Shtetet e Bashkuara.
Top Channel