Vrasja e dytë në SHBA brenda pak ditëve nga agjentët federalë, shtyhet ndeshja e NBA
Lara Colturi nuk e ka mbyllur aspak mirë fundjavën në ndalesën e radhës së Kupës së Botës së skive alpine në Spindleruv Mlyn në disiplinën e slalomit special.
Skiatorja kuqezi, u skualifikua në zbritjen e parë të kësaj disipline që u zhvillua mëngjesin e kësaj të diele.
Skiatorja 19 vjeçare që vinte në këtë garim, jo në formën më optimale fizike të saj, gjatë garimit të saj gaboi në interpretimin e pistës dhe kështu ajo nuk e çoi dot deri në fund performancën e saj duke u skualifikuar përfundimisht.
Kjo do të thotë se Lara Colturi nuk do të mund të marrë pikë si për klasifikimin në disiplinën e slalomit ashtu edhe atë të përgjithshme me skiatoren 19 vjeçare që përpara garës së kësaj të diele pozicionohej në vendin e 6 në slalom dhe të 10 në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës
Top Channel