Shkëlqimi i Muçit me Trabzonspor, sulmuesi kuqezi zbulon sekretin
Një episod dhune është regjistruar në një autostradë mes një grupi tifozësh të Napolit që po shkonin në Torino dhe një grupi tifozësh të Lazios. Mësohet së të dy grupimet hynë në kontakt përgjatë korsisë së veriut që u bllokua për disa minuta. Në vendngjarje shkuan policia dhe policia rrugore. Personat e përfshirë në këtë incident shumë prej të cilëve ishin me fytyrë të mbuluar, u përleshën mes tyre me shkopinj dhe hunj.
Në mënyrë të veçantë, 80 tifozë lazialë u ndalun në Monte Porzio Catone dhe u identifikuan edhe me ndihmën e policisë shkencore. Grupi që po vinte nga transferta në Lecce, me furgonë dhe makina private, u bllokua në autostratën A1 nga policia rrugote pas lajmit për një përplasje në territorin e Frosinones mes tifozëve bardhekaltër dhe tifozëve ultras të Napolit. Menjëherë pas lajmit, nisi aplikimi i planit për monitorimin dhe avancimin në spostim dhe në momentin kur ata u drejtuan tek barriera autostradale të Monte Porzio Catone me shumë mundësi me synimin për të evituar kontrollet, tifozët e Lazios u bllokuan nga policia rrugore dhe kontigjentë që policisë së rendit publik
Nga brendësia e një furgoni u pa të hidhren në drejtim të agjentëve shkopinj apo edhe thika kuzhine. I gjithë materiali u sekuestrua dhe pasagjerët e furgonit u shoqëruan në kuesturë. Të tjerë tifozë lazialë që ishin në një autobus u pikasën në zonën e Sheshit Don Bosco pasi tentuan të driblonin kontrollet. Disa prej pasagjerëve u gjetën te kishin në zotërim prerëse dhe kapsolla dhe u dërguan në kuesturë për verifikim. Në brendësi të autobusit u gjetën edhe kaska, steka dhe kapsolla, edhe këto të sekuestruara. Pozicioni i çdo tifozi do të vlerësohet me kujdes në varësi edhe të dinamikës së ngjarjes me tifozerinë napoletane për t’ua komunikuar autoriteteve gjyqësore dhe për marrjen e masës së përjashtimit të mundshëm të tyre nga stadiumet.
Top Channel