Janë zhvilluar sot tre ndeshjet e fundit që kompletojnë javën e 21-të të Superiores, ku Tirana dhe Elbasani arritën fitore të rëndësishme përballë Flamurtarit dhe Dinamos, ndërsa sfida mes Vorës dhe Teutës u mbyll në barazim, me ekipet që ndanë nga një pikë.

Suksesi i Elbasanit e mban ekipin verdheblu shumë pranë kreut të renditjes, duke ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj Vllaznisë dhe Egnatias, të cilat kanë vetëm një pikë më shumë. Dinamo, që aktualisht mbyll zonën “Final Four”, mbetet në distancën e 6 pikëve nga Elbasani.

Gara për mbijetesë vijon të jetë e hapur dhe mjaft e fortë, me disa skuadra të përfshira drejtpërdrejt në luftë. Teuta renditet në vendin e pestë, vetëm një pikë përpara Partizanit, ndërsa pas tyre pozicionohen Vora, Bylis, Flamurtari dhe Tirana.

Vora ka krijuar një diferencë prej 5 pikësh ndaj Bylisit, i cili ndodhet në zonën “play out”. Ndërkohë, Tirana, që mban vendin e fundit, ka arritur të afrohet dhe tashmë është vetëm dy pikë larg daljes nga kjo pozitë. Flamurtari, i parafundit në renditje, vazhdon të përballet me vështirësi dhe rezultate zhgënjyese.

Renditja:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB