Juventus-Napoli, Spalletti: Fitore që na bën të vetëdijshëm, David shënoi një gol të bukur
Juventus dhe Luciano Spalletti marrin revanshin ndaj Napolit dhe Antonio Contes për humbjen e pësuar në fazën e parë në Maradona Stadium.
Në sfidën e zhvilluar në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër iu imponua kampionëve të Italisë duke i mposhtur 3-0 duke shkuar në 42 pikë dhe duke ia komplikuar shumë sezonin napolit që tani e sheh veten 9 pikë larg Interit kryesues
Skuadra e Luciano Spallettit priti vetëm 22 minuta lojë për të marrë avantazhin me Jonathan David që duket se i ka lënë pas krahëve vështirësitë e fillimit të sezonit. Rezultati mbeti 1-0 deri në përfundimin e pjesës së parë.
Pas pushimit të ndeshjes, Juventus e ndëshkoi Napolin edhe dy herë të tjera. Në minutën e 77 Kenan Yildiz e çoi rezultatin në 2-0, ndërsa në të 86, Filip Kostic i dha goditjen e ‘knockout-it’ skuadrës së Antonio Contes që duhet të gjejë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë e vështirë që është përfshirë pikërisht në momentin më delikat të sezonit.
Top Channel