Pas largimit nga skuadra e Red Bull, emri i Christian Horner është lidhur me ato të disa skuderive të tjera në Botërorin e Formula 1.

Së fundimi rezultoi se britaniku ka shfaqur interesin për të investuar te skuadra e Alpine, gjë që u konfirmua nga vetë kjo e fundit

Në një komunikatë të saj Alpine ka deklaruar se një prej blerësve të mundshëm të skuderisë është edhe një grup investitorësh që përfshin edhe Christian Horner.

Horner u shkarkua nga Red Bull në muajin korrik të 2025 duke i dhënë fund një karriere 20 vjeçare me skuderinë austriake ku janë regjistruar 8 tituj botërorë për pilotë në Formula 1. Këtë vit skuadra Alpinë do të furnizohet me motorët Mercedes për një epokë të re rregullash në Formula 1. Vitin e kaluar, Alpine u rendit në vendin e fundit në klasifikimin për konstruktorë. Testet e para parasezonale të Formula 1 do të hapen ditën e hënë në Barcelonë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB