Elbasani ka hedhur një hap të madh në garën për titullin kampion, duke triumfuar 2-0 ndaj Dinamos në një përballje direkte, që i lejon verdheblutë të lënë pas rivalët kryesorë dhe të afrohen ndjeshëm me kryesimin e renditjes.

Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutat e para pas një gabimi të portierit Teqja, të cilin Diallo e shfrytëzoi me qetësi për të zhbllokuar rezultatin. I njëjti protagonist dyfishoi shifrat më pas, pavarësisht se më herët kishte humbur një penallti.

Në vazhdim, Elbasani u tregua më i kujdesshëm, duke kontrolluar lojën dhe duke kërkuar të godasë me kundërsulme, ku pati disa raste të pastra për të thelluar rezultatin. Dinamo u përpoq të reagojë në pjesën e dytë, krijoi presion dhe goditi një herë traversën me Teikseira, por pa arritur të konkretizojë rastet e pakta të krijuara.

Në fund, Elbasani festoi një fitore të rëndësishme 2-0, që vë në vështirësi Dinamon në objektivin për titull dhe rrit ambiciet e verdhebluve.

ELBASANI – DINAMO 2-0
5’, 25’ Diallo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB