Shkëlqimi i Muçit me Trabzonspor, sulmuesi kuqezi zbulon sekretin
Sali Berisha deklaroi sot se nga protesta e djeshme asnjë efektiv policie nuk ka mbetur i lënduar, duke theksuar se Partia Demokratike ka marrë informacion nga qendrat spitalore në Tiranë, ku sipas tij nuk është paraqitur asnjë punonjës policie.
Berisha tha se efektivët kanë pasur probleme vetëm si pasojë e gazit lotsjellës, të cilin, sipas tij, e kanë hedhur vetë drejt protestuesve. Ai përgëzoi protestuesit që arritën ta kapnin gazin dhe ta hidhnin pas.
Pa dhënë një datë konkrete, kreu i PD paralajmëroi protesta të tjera kombëtare, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë.
“Nuk ka pasur asnjë të plagosur. Ne morëm kontakt me qendrat spitalore në Tiranë dhe nuk rezulton të jetë paraqitur asnjë efektiv policie. U lënduan vetë, sepse u dëmtuan nga gazi që hodhën drejt protestuesve. I përgëzoj ata protestues që e kapën gazin dhe ua hodhën pas. Padyshim që do të ketë protesta dhe vetëm protesta. Jemi në kilometrin e fundit. Kam një thirrje për çdo qytetar: kjo nuk është protestë për një person apo për një parti, por për ndërgjegjen kombëtare, ndaj të bashkohemi,” u shpreh Berisha.
Top Channel