Kampioni i tre Grand Slam-eve i tha lamtumirë mbështetësve në Melbourne.

Zvicerani i famshëm 40-vjeçar Stan Wawrinka luajti ndeshjen e tij të fundit në Australian Open. Wawrinka i dha fund pjesëmarrjes së tij në turne, pasi humbi në raundin e tretë ndaj amerikanit Taylor Fritz me rezultatin e 4 seteve, 7:6, 2:6, 6:4, 6:4.

Ju kujtojmë se zvicerani më parë njoftoi se do t’i japë fund karrierës së tij si lojtar në fund të sezonit, që do të thotë se kjo ishte pjesëmarrja e tij e fundit në turneun e famshëm Ozzy Open.

Pas ndeshjes, tifozët e duartrokitën duke u ngritur në këmbë dhe Stani i emocionuar hapi një kanaçe birre dhe ngriti dolli me drejtorin e turneut Craig Tilley.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB