Në përkujtim të 107-vjetorit të vdekjes së plakut të urtë të pavarësisë, Ismail Qemalit, homazhet u bënë të ndara nga partitë politike. Në orën 10:00 PS dhe në orën 11:00 PD-ja.
Në varrin monumental të Ismail Qemalit, në orën 10:00 të mëngjesit, Partia Socialiste ka kryer homazhe. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, deputeti Ardit Bido, prefektja e qarkut Evis Allushi, si dhe kryetarja e bashkisë Bruna Mersini kanë vendosur kurora me lule për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.
Në fjalën e tyre, përfaqësuesit më të lartë të shtetit dhe të pushtetit kanë nderuar veprën dhe kontributin e shtetformuesit të parë shqiptar. Për ta, vepra e Ismail Qemalit kujtohet dhe nderohet ndër breza. Përkujtimi i figurës së Ismail Qemalit është një detyrë dhe përgjegjësi për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit. Veprimtaria e Ismail Qemalit duhet të jetë shembull për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit.
Në orën 11:00, 107-vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit e kanë përkujtuar përgjatë kësaj të shtune edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj, kryetari i partisë dega Vlorë Hysni Sharra, anëtarë dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie kanë vendosur kurora me lule në varrin monumental të plakut të urtë të pavarësisë.
Në fjalën e tij, Bujar Leskaj ka nderuar veprën dhe kontributin e shtetarit të parë shqiptar. Për Leskajn, “Ismail Qemali duhet të jetë shembull i pushtetarit që vendos në radhë të parë interesat e kombit dhe jo të vetat personale”.
Bujar Leskaj thotë se, nëse ‘Ismail Qemali do të ishte gjallë, nuk do të ishte krenar për Shqipërinë që është sot, një vend mes korrupsionit dhe diktaturës që e ka mbërthyer’.
Top Channel