Pas protestës kombëtare të PD-së, reagon Klevis Balliu: Të arrestohen përgjegjësit për dhjetëra qytetarët e lënduar

24/01/2026 23:09

Pas protestës kombëtare të PD, deputeti Klevis Balliu është shprehur se përgjegjësit për dhjetëra qytetarë të lënduar duhet të arrestohen menjëherë.

“Me urdhër të Edi Ramës, Ergys Agasit dhe Belinda Ballukut, qytetarët u helmuan sot me gaz lotsjellës të skaduar të vitit 2023.
Dhjetëra qytetarë janë lënduar.

Një zonjë është goditur barbarisht dhe i është çarë koka. Një tjetër qytetar është tërhequr zvarrë dhe është goditur me shkelma. Një fëmijë i mitur, vetëm 10 vjeç, është shoqëruar dhe dhunuar nga policia që shërben si eskortë private e Ergys Agasit.

Në këtë moment, mbi 20 qytetarë mbahen të arrestuar pa asnjë të drejtë ligjore, ndërkohë që të lirë mbeten ata që urdhëruan helmimin dhe dhunimin e qytetarëve. Ky nuk është shtet; kjo është bandë kriminale me uniformë. Përgjegjësit duhet të arrestohen menjëherë. Dhuna ndaj qytetarëve nuk do të mbulohet”, shkruan Balliu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB