Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga policia në një familje në fshatin Lulëzim të Memaliajt.
Pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë se do ta vriste, policia ndërhyri duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë L. D., 53 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj.
Ai e kishte dhunuar dhe e kishte kërcënuar me vrasje bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel