Jamal Musiala është rikthyer më në fund në fushat e lojës pas një dëmtimi që e mbajti jashtë për 6 muaj dhe tani sheh të ardhmen e tij me më shumë optimizëm. Ylli 22 vjeçar i Bayernit të Mynihut pranoi se ndihet sërish i gjallë pas rikthimit, gjë që reflekton gjendjen e tij shpirtërore dhe ambicien për atë që do të vijë.

Në një intervistë për kanalet zyrtare të Bayernit të Mynihut, Musiala hapi zemrën dhe foli për momentin e vështirë që përjetoi

‘Ndihem përsëri i gjallë-tregon Musiala-e konsideroj këtë dëmtim si një leksiontë mirë për të mësuar. Mëson më shumë rreth vetes tënde dhe vihesh në provë. Rehabilitimi nuk është argëtues. Gjithnjë është diçka që shkon më keq se në fillim. Ajo që bën është të kthehesh në formën më të mirë të mundshme dhe nëse ke fat, kthehesh në një formë më të mirë se më parë. Duke parë si shkoi gjithçka, nuk mund të ndihesha më mirë. Tani për mua është një kapitull i ri, me një fanelë tjetër. Robben ka qenë futbollisti im i preferuar kur isha fëmijë me numrin 10. Ke një përgjegjësi të madhe kur mban këtë numër në shpinë. Shpresoj të kthehem të jem një lojtar më i mirë’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB