Molotovët drejt Kryeministrisë, pesë efektivë policie transportohen në spital me djegie
24/01/2026 19:12
Tensionet nuk kanë munguar në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë.
Protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës, ndërkohë që policia iu kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës.
Sipas asaj që raporton gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, pesë efektivë policie janë dërguar drejt spitalit pasi janë djegur.
Top Channel