Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar, u arrestua në Meksikë për llogari të SHBA-së
Lara Colturi nuk shfaqet në formën më optimale në ndalesën e Spindleruv Mlyn në Çeki, një pistë krejtësisht e re kjo, pasi për herë të parë ajo është e përfshirë në kalendarin e Kupës së Botës të skive alpine.
Në zbritjen e parë të kësaj gare skiatorja kuqezi vetëm sa limitoi dëmet teksa nuk shkoi më shumë se vendi i 21 në slalomin gjigant teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 14 sekonda e 37 të qintat, një kohë kjo që është 2.74 sekonda më shumë se fituesja e kësaj zbritjeje, suedezja Sara Hector që u pasua nga Camille Rast dhe Julia Scheib.
Gjithsesi me këtë kohë, Lara Colturi arriti të sigurojë pjesëmarrjen në zbritjen e dytë që do të jetë në orën 13:30, ku shpresohet në një paraqitje më të mirë të saj në këtë mansh. Vlen të kujtohet se Lara Colturi në renditjen e përgjithshme është e dhjeta në botë, ndërkohë që këtë sezon ajo është ngjitur 4 herë në podium duke regjistruar 2 vende të dyta në Levi dhe Gurgl dhe 2 vende të treta në Copper Mount dhe Semmering.
Ditën e diel, Lara Colturi do të garojë sërish në këtë ndalesë, këtë radhë në garën e slalomit special, ku ajo ka arritur edhe rezultatet më të larta këtë sezon. Zbritja e parë garën e së dielës do të jetë në 09:30 ndërsa zbritjen e dytë në orën 12:15.
Top Channel