Nuk ishte në fushë me Sunderland, Granit Xhaka debat i nxehtë me tifozët e West Ham
Vllaznia e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Egnatias në Ballsh dhe i imponohet Partizanit në supersfidën e javës së 21 të Kategorisë Superiore dhe barazohet me pikë me skuadrën kampione të vendit.
Në Loro Boriçi të Shkodrës, skuadra kuqeblu e fitoi këtë përballje me kryeqytetasit me rezultatin e ngushtë 1-0 duke shënuar në të njëjtën kohë edhe fitoren e 4-t radhazi.
Vllaznia u shfaq më kërkuese dhe në minutën e 30 zhbllokoi ndeshjen me golin e Kastratit. Në krahun tjetër, Partizan u përpoq të reagojë por pa sukses, ndërsa Vllaznia arriti të administrojë mjaft mirë avantazhin e krijuar për ta mbyllur këtë ndeshje 1-0 në favorin e saj për t’iu bashkangjitur Egnatias në krye në kuotën e 39 pikëve, ndërsa Partizani mbetet me 26 pikë në vendin e pestë të klasifikimit
VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0
Kastrati 30’
Top Channel