Premier League/Është në luftë për mbijetesë, West Ham, fitore e çmuar ndaj Sunderlandit të Granit Xhakës
Skënderbeu vijon të kryesojë bindshëm klasifikimin në Kategorinë e Parë. Skuadra korçare, një sfidën e saj të javës së 19 arriti të mundë Besën në fushën e kësaj të fundiut me rezultatin 3-2 për të shkuar në kuotën e 44 pikëve.
Ishte një fitore e vuajtur kjo e Skënderbeut që erdhi me përmbysje në rezultat. Skuadra kavajase e nisi mjaft mirë sfidën teksa gjeti golin e avantazhit 1-0 që në minutën e 8 me golin e Spahiut dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë e sfidës. Në fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu arriti të barazojë shifrat me Janaqin në minutën e 54, por Besa reagoi shpejt duke shënuar sërish 2 minuta më vonë këtë radhë me Cordeiron për t’u rikthyer në avantazh, 2-1. Skuadra korçare nuk qëndroi duarkryq dhe me Shaqen në minutën e 71 barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa në minutën e 81 Gjata shënoi golin që përmbysi gjithçka duke i dhënë Skënderbeut avantazhin 3-2 që ishte edhe rezultati përfundimtar me skuadrën korcare që vazhdon të mbajë larg Laçin e vendit të dytë me skuadrën kurbinase që fitoi ndaj Burrelit 2-1, edhe kjo një fitore e regjistruar në transfertë. Muhamed dhe Nërguti ishin autorët e golave për Laçin, ndërsa për Burrelin golin e vetëm e shënoi Hoti.
Fitore jashtë fushe shënoi edhe Pogradeci që mundi Kastriotin në shtëpi 4-2, ndërsa Korabi fitoi me Ilirinë. Po kështu edhe Luftëtari regjistroi një fitore në sfidën për mbijetesë me Kukësin me rezultatin 3-1. Java e 19 e Kategorisë Superiore do të mbyllet me derbin e Myzeqesë, Apolonia-Lushnja që do të luhet këtë të dielë.
Top Channel