Një futbollist italian ka humbur jetën tragjikisht gjatë një seance stërvitore, pasi ra papritur në fushën e lojës, me shokët e tij të skuadrës të bënin gjithçka për ta shpëtuar.

Riccardo Chetta, 39 vjeç, po merrte pjesë në një ndeshje të vogël stërvitore me shokët e tij të ekipit, kur papritmas u ul dhe më pas ra në tokë. Shokët e ekipit dhe personeli i stafit të klubit reaguan menjëherë, duke u munduar të kryenin manovra CPR dhe duke përdorur defibrilatorin e vendosur në terren.

Shërbimet e emergjencës mbërritën pas rreth 15 minutash dhe vazhduan përpjekjet për ringjallje, por pavarësisht përpjekjeve të shumta, Chetta u shpall i vdekur rreth një orë më vonë.

Ngjarja tragjike ndodhi më 16 janar në provincën e Lecce, Itali, ndërsa Chetta ishte duke stërvitur me ekipin e tij, Parabita City, një klub që militon në ligën amatore të futbollit për ata mbi 30 vjeç.

Chetta dyshohet të ketë vdekur për shkak të një aritmie malinje, me fibrilacion të ventrikujve, që është një çrregullim i ritmit të zemrës, i cili pengon qarkullimin e duhur të gjakut, duke çuar në ndalim të zemrës. Sipas gjetjeve të para, ai dyshohet të ketë pasur një çrregullim të rëndë të ritmit të zemrës që shkaktoi arrestin kardiak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB