Takimi me ministrin gjerman për Europën, Bardhi: Opozita mbështet integrimin europian, por jetike për Shqipërinë është…

23/01/2026 15:23

Në një takim të zhvilluar së fundmi me Ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Gunther Krischbaum, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, theksoi rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar për Shqipërinë.

Gjatë këtij takimi, Bardhi u shpreh përkushtimin e opozitës ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e vlerësuar si një mundësi për të implementuar standardet europiane dhe për të garantuar një qeverisje të pastër dhe funksionale, në dobi të qytetarëve.

“Kënaqësi takimi me Ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane z. Gunther Krischbaum.

Integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë. 

Në këtë proces, theksova se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB