Analiza e CNN: Ja si e kapën Maduron në vetëm dy minuta, mbi 50 video dhe dëshmi që tregojnë… Më shumë se 160 milionë banorë në Shtetet e Bashkuara pritet të preken nga një stuhi masive këtë fundjavë, që pritet të sjellë akull në jug, të ftohtë të acartë në rajonet qendrore e perëndimore, dhe reshje të dendura bore në Verilindje.
Mediat vendase paralajmërojnë se mëngjesin e së shtunës, temperaturat do të zbresin ndjeshëm nën zero. Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të përgatiten për kushte të rrezikshme udhëtimi dhe ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, të cilat mund t’i lënë njerëzit pa ngrohje.
Mungesa e ngrohjes në mënyrë të veçantë do të jetë shumë e rrezikshme sepse i ftohti i acartë pritet të vazhdojë edhe pasi të kalojë stuhia.
Në Teksas, Guvernatori Greg Abbott shpalli gjendjen e katastrofës natyrore për 134 qarqe të shtetit, me qëllimin të aktivizohen mekanizmit e mbështetjes së popullatës që përpara mbërritjes së valës së të ftohtit ekstrem. Fronti i pamëshirshëm arktik duket se do ta godasë edhe më egërsisht rajonin e njohur si Midwest-in, duke sjellë këtu temperatura edhe më të rrezikshme.
Termometri pritet të shënojë më e shumta deri në minus 46 gradë në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut. Në këto kushte, sipas ekspertëve, ngrirja mund të ndodhë vetëm 10 minutash.
I ftohti brutal pritet të zhysë në borë e akull edhe Washington DC-në. Modeli amerikan tregon borë të dendur për pjesën më të madhe të korridorit ndërshtetëror 95 – nga Filadelfia në qytetin e Nju Jorkut dhe në Boston – me reshje që zgjasin deri të hënën në mëngjes.
Top Channel