Pagoi 200 mijë franga në formë garancie, lirohet nga burgu pronari i barit ku humbën jetën 40 persona në Zvicër

23/01/2026 17:48

Jacques Moretti, pronari i klubit Constellation në Crans-Montana ku humbën jetë tragjikisht 40 persona, është liruar nga burgu nga Gjykata e Masave Shtrënguese në Sion pas pagesës së një garancie prej 200,000 frangash.

Ai do t’i nënshtrohet masave paraprake për të parandaluar arratisjen, duke përfshirë dorëzimin dhe nënshkrimin e dokumenteve të identitetit.

Sipas raportimeve, Moretti dhe gruaja e tij, Jessica Maric, mbeten nën hetim për vrasje të paqëllimshme, sulm dhe zjarrvënie të qëllimshme, lidhur me tragjedinë në klubin e tyre gjatë natës së Vitit të Ri, ku humbën jetën 40 persona dhe 116 të tjerë u plagosën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB