“Trump minimizon rolin e trupave në Afganistan”, Starmer kritikon presidentin të SHBA: Ne jemi krenarë për…
Babai i Paolo-s, nxënësit 14-vjeçar që u vetëvra në Itali, ka folur për herë të parë, duke thënë se djali i tij nuk ishte vetëm i bullizuar, por kishte diçka përtej kësaj.
Paolo u vetëvra disa ditë më parë në dhomë e tij të gjumit, pasi kishte rënë pre e bullzimit në shkollë. Pas ngjarjes, drejtori dhe zv.drejtori i shkollës u pezulluar për tre ditë nga detyra.
Prokuroria e Cassino ka hapur një hetim, duke mbledhur bisedat në telefon, dokumente shkollore dhe raportin e autopsisë së 14-vjeçarit. Hetimet janë përqendruar tek bashkëmoshatarët e tij, të cilët mund ta kenë ngacmuar dhe bullizuar.
“Mësuesit e Paolos janë gënjeshtarë të mëdhenj”, deklaroi ai.
“Ajo që kemi thënë gjithmonë është ajo që po shkruajnë tani inspektorët e Ministrisë së Arsimit. Ata po thonë të vërtetën. Por do të shtoja se klasa e Paolos ishte agresive, jo pothuajse agresive siç e përshkruanin ata. Djali im u përplas pas murit. A është ky agresion apo jo?”, u shpreh i ati.
Paolo ishte përballur me ngacmime të përsëritura që nga shkolla fillore. Ai quhej “Paoletta” dhe “Nino D’Angelo” për shkak të pamjes së tij, flokë të gjatë bjonde dhe ishte shpeshherë i izoluar nga të tjerët
Top Channel