Vdekja e dy foshnjave, autoritetet franceze analizojnë produktet e qumështit të tërhequra nga tregu
Komisioni Europian ka rikonfirmuar angazhimin e plotë të Bashkimit Europian për mbështetje të vazhdueshme ndaj Ukrainës, duke theksuar se deri tani janë siguruar rreth 200 miliardë euro për ndihmën e këtij vendi të prekur nga agresioni rus.
Një zëdhënës i Komisionit theksoi mbështetje të palëkundur për Ukrainën që nga fillimi i luftës, duke siguruar ndihma financiare dhe materiale për të përballuar pasojat e luftës dhe për të mbështetur qëndrueshmërinë e shtetit ukrainas.
Në lidhje me idenë e një ushtrie evropiane të propozuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Forumin Ekonomik të Davos, Brukseli theksoi se deri tani Ukraina është integruar në programet e mbrojtjes të Bashkimit Europian, si SAFE dhe EDIP. Kjo mundëson që Ukraina të kryejë prokurime të përbashkëta me shtetet anëtare të BE-së dhe të investojë së bashku me industrinë evropiane, duke forcuar më tej bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Një marrëveshje politike midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së tashmë ka hapur mundësinë që Ukraina të bashkohet me Fondin Evropian të Mbrojtjes, i cili ka një buxhet prej 7.3 miliardë euro. Përveç kësaj, Bashkimi Europian ka mbështetur trajnimin e ushtarëve ukrainas dhe po forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës.
Top Channel