Klodian Braho takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbot: Të forcojmë më tej partneritetin për të luftuar krimin e organizuar

23/01/2026 12:29

Kreu i SPAK, Klodian Braho zhvilloi sot një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbot, ku u riafirmua partneriteti i fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

“Ambasadori Britanik Nicholas Abbott u takua me Kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.

Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar”, shkruhet në postimin e Ambasadës Britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB