Ishin duke udhëtuar me të njëjtin tren/ Burri ngacmon seksualisht vajzën 14-vjeçare, bie në pranga të policisë

23/01/2026 22:06

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot rreth mesditës në një tren në Patra, ku sipas raportimeve, një burrë ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas informacioneve të publikuara, të dy ndodheshin në të njëjtin tren dhe, burri i moshës së mesme ka kryer gjeste dhe ka bërë propozime të turpshme në prani të dhjetëra pasagjerëve ndërsa këta të fundit njoftuan menjëherë Policinë.

Autori u arrestua nga efektivët e Policisë së Patras dhe ndaj tij është ngritur padi për fyerje të dinjitetit seksual dhe pritet të dalë përpara prokurorit kompetent.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB