Foto ilustruese

Një 19-vjeçar në Lushnje është arrestuar dhe ka nisur procedimi penal për një shtetaseje braziliane, të dyshuar për përfshirje në aktivitete prostitucioni.

Në kuadër të hetimeve për shfrytëzimin e një shtetaseje të huaj për prostitucion, specialistët e Hetimit të Trafiqeve të DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë, zhvilluan operacionin që çoi në arrestimin e shtetasit S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë.

Hetimet zbuluan se ky shtetas kishte shfrytëzuar për prostitucion shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e kishte strehuar për rreth dy muaj në ambiente të ndryshme, përfshirë edhe në banesën e tij. Shtetësja braziliane e ushtronte prostitucionin në vende të tjera përveç banesës së tij.

Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka proceduar penalisht edhe shtetasen L. S., për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar dy celularë, të cilët do të shërbejnë si prova materiale në hetim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB