E papritura ndodh me Williams dhe ambiciet e Carlos Sainz marrin një goditje të fortë. Piloti spanjoll dhe shoku i tij i skuadrës Alexander Albon do të jenë të detyruar të jenë vetëm spektatorë në testet e para parasezonale që do të mbahen në Barcelonë javën e ardhshme nga 26-30 janar.

Makina e re Williams FW48 e pajisur me njësi fuqie dhe kambio Mercedes, nuk do të jetë gati për këto teste gjë që e konfirmoi vetë skuderia me anë të një komunikate për shtyp duke bërë të ditur se do të zëvendësoje testet në Spanjë me një program të provave në simulator.

‘Skuadra Atlassian Williams F1 vendosi që të mos marrë pjesë në testet e javës së ardhshme në Barcelonë për shkak të vonesave të programit FW48-theksohet në komunikatën e Williams-skuadra do të kryejë një sërë testesh duke përfshirë programin VTT (Virtual Test Track) javën e ardhshme me makinën e 2026 për t’u përgatitur për testet zyrtare të Bahreinit dhe për garën e parë të sezonit. Mezi presim të kthehemi në pistë në javët e ardhshme dhe duam të falenderojmë të gjithë tifozët tanë për mbështetjen e vazhdueshme; kemi shumë pritshmëri për 2026’.

Prezantimi zyrtar është në 3 shkurt. Atlassian ëilliams Racing e mbylli Botërorin e Formula 1 për Konstruktorë në vendin e pestë me 137 pikë pas 4 skuadrave të mëdha McLaren, Mercedes, Red Bull e Ferrari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB