Pritja mori fund, makina e re Ferrari në Formula 1 hoqi vellon zyrtarisht me debutimin e saj në pistën e Fioranos. I pari që u ul në timon ishte Lewis Hamilton për një xhiro instalimi me një ritëm më të reduktuar në pistën e lagësht dhe që u mbyll në vijën e finishit ku makina e re u rrethua nga inxhinierët dhe mekanikët për një kontroll të parë.

Makina SF-26 ka ngjyrën e kuqe klasike Ferrari, e zëvendësuar në zonën e kabinetit të pilotit dhe në një pjesë të kofanos  nga ngjyra e bardhë, diçka që siç ka ndodhur shpesh në të kaluarën, kthehet të karakterizojë makinat e garave të skuderisë italiane, përvec veshjeve zyrtare të anëtarëve të skuadrës duke nisur nga dy pilotët zyrtarë.

Është edhe prania e ngjyrës blu, ajo e sponsorit kryesor të Ferrarit HP në kofano dhe në krahë. Ndërsa pjesa më e poshtme e njëvendëshes  dhe disa elementë në krahë janë me ngjyrë të zezë. Ndryshe nga sa ishte programuar, xhirot e para të makinës së re të Ferrarit u zhvilluan në orët e paradites dhe jo pasdite. Pas Lewis Hamilton do të jetë radha e Charles Leclerc të ulet në timonin e makinës SF-26.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB