Kjo e premte ishte dita që Ferrari bëri prezantimin e parë të makinës së re SF-26. Charles Leclerc dhe Leëis Hamilton kanë përshkuar xhirot e tyre të para me makinën e re për një botëror të Formula 1 që do të jete me rregulla totalisht të reja teknike. Të dy pilotët e Kokëkuqes Italiane nuk i fshehën kurthet e sezonit të ri që nis pas pak ditësh me testet e para në Barcelonë.

CHARLES LECLERC

‘Rregullat e 2026 kërkojnë një përgatitje akoma më të thellë, sidomos ne pilotëve. Ka shumë sisteme të reja që duhen kuptuar dhe duhen shfrytëzuar sa më mirë dhe për këtë arsye kemi punuar shumë që në fazat e para të zhvillimit të projektit. Në vitet e mi me Ferrarin kemi përjetuar së bashku momente të rëndësishme ndryshimesh në rregullore; e dimë sa komplekse është sfida, por po punojmë shumë të motivuar për të shkuar në pistë sa më të përgatitur që të jetë e mundur. Menaxhimi i energjisë dhe njësisë së fuqisë së motorit do të jenë dy prej aspekteve më domëthënës,  një sfidë stimuluese që do të kërkojë nga të gjithë ne pilotët një proces përshtatjeje të shpejtë, që të besohet fillimisht më shumë te instikti dhe më pas te përdorimi gjithnjë e më i madh i të dhënave të saktësuara. Mbështetja e tifozëve në këtë sezon do të jetë akoma më e rëndësishme; kjo është ajo që e bën Ferrarin kaq të veçantë dhe që na shtyn gjithnjë të japim maksimumin’.

 LEWIS HAMILTON

‘Viti 2026 përfaqëson një sfidë të madhe për të gjithë; ndoshta është ndryshimi më i madh në rregullore që kam përjetuar në karrierën time. Kur hyhet në një epokë të re si kjo, gjithçka është rreth zhvollomit, aftësisë për t’u rritur si skuadër dhe për ta bërë këtë në të njëjtin drejtim. Si pilot, ishte një sfidë shumë intriguese që na përfshiu që nga fillimi i procesit të zhvillimit të një makine kaq të ndryshme, duke punuar me inxhinierët për të përcaktuar një drejtim të përbashkët. Do të jetë një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm në aspektin teknik, ku piloti do të ketë një rol qendror në menaxhimin e energjisë, sistemeve të reja dhe në kontribuimin e kuptimit të makinës. Është një sfidë që e përballojmë të gjithë së bashku, si skuadër duke mundur të besojmë edhe te mbështetja e jashtëzakonshme  e tifozëve, që do të thotë shumë për ne’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB