Ekskluzive/ Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin
06/08 19:32
Deputeti Klevis Balliu ka vijuar takimet me qytetarët, duke u ndalur këtë herë në zonën e Astirit, ku u ka bërë thirrje banorëve që të bashkohen në revoltë kundër qeverisë, të cilën ai e konsideron një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.
Gjatë fjalës së tij, Balliu theksoi se e vetmja shpresë për shpëtimin e vendit është reagimi qytetar dhe revolta kundër një pushteti që, sipas tij, ka kapur shtetin dhe po e mban Shqipërinë në kthetrat e hajdutërisë.
“Revolta është shpresa e vetme për liri dhe për rikthimin e shtetit te qytetarët”, u shpreh Balliu, duke ftuar qytetarët të mos heshtin përballë padrejtësive dhe abuzimeve.
Top Channel