Top Story/ Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është çfarë do të fitojmë
Gjykata Kushtetueses është tërhequr për të marrë vendim në lidhje me pezullimin apo jo nga detyra të numrit dy të qeverisë Belinda Balluku.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, duke folur për Top Story u shpreh se nuk parashikohet se kur do të jepet vendimi, duke shtuar se afati është brenda 30 ditëve nga seanca e sotme.
Sipas saj, nga ajo çfarë u pa dhe u trajtua sot në Kushtetuese, duket se SPAK thotë Hoxha, nuk do të tërhiqet nga kërkesa për pezullimin nga detyra të zonjës Balluku.
“SPAK nuk ka gjasa të bëjë hapa pas. Nuk parashikohet se kur do të shprehet Kushtetuese, ajo që kuptova nga mënyra sesi gjyqtarët apo relatori shtroi pyetjet për përfaqësuesit e palëve, ishin në lidhje me peshën që ka mandati i deputetit dhe roli i ministrit dhe cilat janë kompetencat e kryeministrit. Pra u fol për çfarë kishte ndodhur.
Prokurorja e SPAK Dorina Bejko tha se kishte pasur efekte rikthimi në detyrë dhe ngriti pikëpyetje se ekziston rreziku të impaktoheshin provat, por qëndruan diskret duke ruajtur sekretin hetimor”, u shpreh Anila Hoxha.
Top Channel