Top Story/ Bordi i Paqes, ish-ministri Malaj: Shqipëria bën mirë që merr pjesë, sfida është çfarë do të fitojmë

22/01/2026 22:53

Shqipëria është anëtare dhe një nga vendet bashkëthemeluese e Bordi i Paqes, me ftesë të Presidentit Donald Trump, e që do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Ish-ministri i Financave Arben Malaj tha se vendi jonë nuk humb asgjë nëse bëhet pjesë, ndërsa pyetja shtrohet tha ai se çfarë fiton.

“Presidenti Trump ka një meritë që është i angazhuar në paqe, problemi është se sa të qëndrueshme janë marrëveshjet që ai thotë se ka bërë. Nuk humbasim gjë nga pjesëmarrja, pra që të përfshihemi. Sfida është çfarë fitojmë. Thuhet se do ketë 25 miliardë euro ky projekte, por a do ketë aftësinë kryeministri jonë që të mbështesim kompanitë shqiptare të bëhen globale? Ka një debat të konfliktit të interesave. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një president të krijojë një strukturë dhe ta transformojë në një strukturë personale. Dhe Trump e ka bërë këtë”, tha Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB