Tre tifozë bënë përshëndetje naziste në sfidën me Eintracht, UEFA gjobit Tottenham
Duhej të ishte një mbrëmje feste brenda dhe jashtë fushe edhe për shkak të paraqitjes së skuadrës së tyre të zemrës, por për 3 tifozë belgë të Club Brugge, transferta në Kazakistian u shndërrua në një gjysmë makthi.
Ata kujtojnë shumë pak nga fitorja 4-1 e skuadrës së tyre ndaj Kairat Almaty që ringjalli shpresat për kualifikim në playoffin e Ligës së Kampioneve të skuadrës belge. E gjithë kjo për shkak të një bëme që në dukje ishte e pafajshme; pas fillimit të ndeshjes, grupi i tifozëve në sektorin e miqve në Astana Arena, hoqën veshjet dhe mbetën të veshur me një ‘mankini’ të gjelbër që mbulonte vetëm pjesët intime të trupit.
Kostumi dukshëm i referohet filmit të vitit 2006 ‘Borat’, por që u konsiderua fyes në Kazakistan për shkak të përfaësimit të stereotipeve të popullsisë lokale. Ndoshta edhe për këtë arsye, gjatë ndeshjes ndërhyri policia e Astanës që i sinjalizoi për dehje dhe një dënim me 5 ditë burg për prishje të rendit publik.
Borat is van ons ole ole! pic.twitter.com/dbYegol1aK
— 𝙁𝘾. 𝘽𝙧𝙪𝙜𝙚𝙨 𝘼𝙧𝙢𝙮 🏆 (@FcBrugesArmy) January 20, 2026
Top Channel