Rrëshqitjet e dherave në Zelandën e Re, konfirmohen dy viktimat e para, ende shumë të zhdukur

22/01/2026 11:10

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja pas rrëshqitjeve të dheut në Ishullin e Veriut të Zelandës së Re.

Viktimat u raportuan në zonën Welcome Bay, ndërsa ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në një kamping shumë të frekuentuar në Mount Maunganui.

Autoritetet thanë se aktualisht nuk ka “shenja jete” në zonën e kampingut dhe se mes personave të zhdukur ndodhet të paktën një vajzë e mitur. Rrëshqitjet u shkaktuan nga reshje të dendura shiu ditët e fundit, të cilat sollën përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone.

Kryeministri Christopher Luxon deklaroi se vendi është “i mbushur me dhimbje” pas kësaj tragjedie të thellë, ndërsa gjendje emergjence është shpallur në disa zona të Ishullit të Veriut. Operacionet e kërkim-shpëtimit pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB