Rrëshqitje dheu në malin Maunganui të Zelandës së Re, disa persona të zhdukur, përfshirë dhe fëmijë

22/01/2026 08:31

Një rrëshqitje dheu ka goditur një kamping në malin Maunganui, në juglindje të Aucklandit, duke lënë disa persona të zhdukur, përfshirë të paktën një fëmijë.

Ekipet e shpëtimit në Zelandën e Re janë në vendngjarje dhe po gërmojnë në rrënoja me ndihmën e qenve nuhatës dhe ekskavatorëve.

Disa banorë janë larguar nga kampingu pa njoftuar autoritetet, gjë që e bën të vështirë përcaktimin e numrit të saktë të të zhdukurve. Sakaq dyshohet se një fëmijë është mes të zhdukurve.

Komandanti i Zjarrfikësve dhe Emergjencave, William Pike, tha se ekipet fillimisht raportuan disa zëra nga rrënojat, por më pas u tërhoqën për shkak të rrezikut nga lëvizja e shkëmbinjve. Kërkimet vazhdojnë ndërkohë që autoritetet monitorojnë situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB