Bordi i Paqes në Davos, deputeti Kapri pyet kryeministrin: Pse nuk more pjesë në ceremoninë e nënshkrimit? Rama: Zgjodha të prisja vajzën me lejen e Trump

22/01/2026 12:26

Miratimi në Parlament i marrëveshjes për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Donald Trump nuk ka kaluar pa debate, megjithë qëndrimin e opozitës se do të votonte pro draftit.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri pyeti kryeministrin Edi Rama se përse nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar po sot në Davos, ku përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në Bord firmosën krah Presidentit Trump.

“Po detyrohemi si asnjëherë më parë si Parlament për të votuar emrin e kryeministrit për të përfaqësuar vendin. A është kryeministri krenar sot që Kosova dhe Presidentja Osmani ndodhet në Davos dhe doja të dija pse Rama nuk ndodhet në Davos dhe në mënyrë të hapur ka gënjyer duke thënë që ka një ftesë personale kur ishte për dhjetëra krere shtetesh. Balla ka thënë edhe që Shqipëria është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ka marrë këtë ftesë. Sot Trump tha që mes disa lidereve që kam ftuar ka disa që nuk i duroj dot. Na detyroni tu votojmë këtu ju nominalisht, nëse presidenti Trump thotë që nuk dua kryeministrin të vijë në mbledhjet e organizatës, si do t’ia bëjmë ne?”, pyeti deputeti Kapri.

Në përgjigje të tij kreu i qeverisë tha se nuk kishte udhëtuar në Davos pasi do të priste vajzën e Presidentit, Ivanka Trump një ditë më parë në Vlorë.

“Jeni shqetësuar që nuk mora pjesë në Davos. Mes ftesës së babait dhe vajzës, zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait. E dyta, duke qenë se z. Mediu lidh Amerikën me rrugën e shpresës të hidhte poshtë pretendimin e Britanisë dhe të mbante amanetin e Amerikës, por s’ka asnjë problem. Rrini i qetë, analizat i kanë bërë ata që i kanë ftuar” – u përgjigj Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB