Ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira, vihen në pranga tre kolumbiane në Tiranë
“Sot ky Kuvend mblidhet për të ratifikuar një akt të vullnetit të mirë që Shqipërisë dhe kësaj shumice qeverisëse dhe krejt Kuvendit, i takon ta bëjë sa herë vjen në tryezë tema e paqes. Ne shumica kuvendore e Shqipërisë, e kemi bërë zëdhënësin dhe paqen në këtë rajon, edhe kur është komentuar si tradhti.
E kemi çuar Shqipërinë deri në krye të OSBE-së, apo në tryezën e Kombeve të Bashkuara, kur kemi bërë krenare Shqipërinë. Sot ai ishull kur numëroheshin si turistë deputetët. Është Shqipëri tjetër, me aeroportin me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Europë.
Kjo u ka hequr shqiptarëve sëkëlldinë e emrit, që e shqiptojnë sot me kokën lart. Sot kur bota është trazuar keq, Shqipëria e çmuar ndërkombëtarisht, ftohet nga personalisht Trump, për t’u bërë anëtar themelues me emrin kuptimplotë Bordi i Paqes. Ky është një nder i veçantë dhe një tjetër mundësi për të dhënë kontribut për paqe.
Na jepet mundësia të vazhdojmë të rritemi si shtet dhe të njihemi botërisht si vend dhe si popull. Kur nuk je në tryezë, je në menu. Do kishte qenë mirë të pushonte avazi, por humbësit kronikë nuk duan ta humbasin as këtë rast për të humbur rastin.
Ju fituat se për muaj me radhë thatë se Amerika do më bënte mua gjyqin. Ju fituat sepse e paralajmëruat popullin që mua do më thërrisnin në Amerikë më 20 janar. Ju festuat arrestimin e Maduros dhe ju thatë shqiptarëve ishte provë për arrestimin e Ramaduros.
Ju mund të mendoni se unë tallem. Unë nuk tallem kurrë”-u shpreh Rama.
Lajmi në përditësim…
Top Channel