Formula 1/ Hamilton dhe Leclerc, modelë për një ditë; prezantojnë tutat e reja Ferrari(VIDEO)
Mercedes ka vendosur të zbulojë kartat. Këtë të enjte, skuadra e Mercedes në Formula 1 publikoi imazhet e para të makinës ë17, njëvendëshja e vitit 2026 që shenjin hyrjen në epokën e re të këtij kampionati. Nuk bëhet fjalë për një përditësim të thjeshtë, por për një makinë të krijuar në bazë të rregullores së vitit 2026, përmbysja më e madhe teknike në historinë e Formula 1
Që në vështrimin e parë, makina W17 duket se është ndryshe; është më e vogël, më e ngushtë dhe shumë më e lehtë nga simotrat e viteve të kaluara. Nën karroceri është një Njësi Fuqie motori që e ndan fuqine thuajse në mënyrë të barabartë mes motorit elektrik dhe termik dhe është e pajisur me një sistem aerodinamik aktiv me krahët anësorë të lëvizzhëm në pjesën e përparme dhe të pasme.
Edhe pamja e jashtme ka ndryshuar për të treguar këtë evolucion.Telajo është më një ngjyrë ku shkrihet ngjyra klasike e argjendtë e Mercedes dhe e zeza e thelle dhe e gjithë kjo ‘e ndarë’ nga një linjë dinamike e gjelbër që është gjatë gjithë gjatësisë së makinës për të vënë në dukje sensin e shpejtësisë. Në krahët e makinës shfaqet AMG, ndërsa në kofanon është simboli ikonik, ylli me 3 cepa.
‘Formula 1 po përballet me një ndryshim radikal dhe ne jemi gati-komentoi Toto Wolff-rregullat e reja imponojnë inovacion absolut në çdo zonë. Këto imazhe të para jën vetëm hapi i parë i një pune të madhe e bërë nga të gjithë në Birxworth dhe Brackley. Do të vazhdojmë të punojmë maksimalisht në muajt e ardhshëm’.
Top Channel