Pas edicionit të parë të vitit të kaluar që u fitua nga Chelsea që mundi Paris Saint Germainin në finale, tashmë ka nisur gara për edicionin e dytë të Botërorit të Klubeve që do të zhvillohet në 2029.

Nga Evropa do të jenë 12 skuadra që do të mund të marrin pjesë dhe klubi i parë që e ka siguruar pjesëmarrjen është pikërisht Paris Saint Germain, fitues i Ligës së Kampioneve në 2025 dhe 3 skuadrat e tjera që do të sigurojnë një kualifikim direkt do të jenë kampionet e Champions League në sezonet 2025/2026, 2026/2027 dhe 2027/2028. Nëse një skuadër do të fitojë më shumë edicione, do të lirohen vende që do të jepen në bazë të renditjes së UEFA e përpiluar posacërisht për Botërorin e Klubeve.

Për t’u ngjitur në këtë renditje kanë rëndësi vetëm rezultatet në Ligën e Kampioneve; çdo fitore vlen 3 pikë dhe çdo barazim  1 pikë deri në finale. Këtyre pikëve iu shtohen bonuse të tjerë për kalimin e raundeve nga faza e grupeve deri në finale. Kështu psh, PSG grumbullpo 49 pikë në sezonin 2024/25 pas 11 fitoreve dhe 1 barazimi dhe të gjithë raundeve kualifikuese deri në triumfin ndaj Interit

Kujtojmë se në Botërorin e Klubeve do të mund të marrin pjesë maksimumi 2 skuadra për cdo komb dhe asnjë shtet nuk ka vende të garantuara; kualifikimi duhet merituar me rezultate

Klasifikimi i deritanishëm i përditësuar në 21 janar

1 Arsenal 68

2 Inter 63

3 PSG 59 (E KUALIFIKUAR)

4 Barcelona 57

5 Bayern Mynih 55

6 Liverpool 48

7 Dortmund 45

8 Real Madrid 45

9 Atletico Madrid 43

10 Aston Villa 34

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB