Faza e Ligës në Champions League po shkon drejt fundit teksa ka mbetur vetëm 1 raund për t’u zhvilluar. Tashmë 2 skuadra e kanë siguruar matematikisht kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve, Arsenali dhe Bayerni i Mynihut, ndërkohë që beteja është e zjarrtë për 6 pozicionet e tjera.

Duke parë klasifikimin aktual ekziston mundësia që të ketë një derbi italian në fazën e playoffit

Në fazën e playoffit, skuadrat që pozicionohen nga vendi i 9 në të 16 në fazën e Ligës do të jenë koka serie dhe do të luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi, ndërsa ato nga vendi i 17 në të 24 nuk do të jenë koka serie. Ciftet e playoffit do të përcaktohen në bazë të kësaj skeme; vendi i 9 dhe i 10 do të pëballen me vendin 23-24;vendi i 11 dhe 12 me vendin 21-22, vendi 13-14 me vendin 19-20 dhe vendi 15-16 me vendin 17-18

Në këtë moment surpriza e madhe është Napoli që gjendet në vendin e 25, pra është i eliminuar, por me një fitore ndaj Chelsea në Maradona do të hynte mes 24 skuadrave me të mira por nuk do të jetë kokë serie dhe në këtë rast probabiliteti që të ketë një derbi italian është shumë i lartë. Ajo që me logjikë duket e sigurt se do të jetë kokë serie është Atalanta që  në ndeshjen e fundit do të luajë me Union Saint Gilloise, mentre Inter e Juventue që janë me 12 pikë, nëse humbasin në sfidën e fundit respektivisht ndaj Dortmund dhe Monacos nuk do të jenë koka serie. Gjithsesi, duke parë situatën aktuale është e vështirë të bëhen llogaritë pasi javën e ardhshme gjithçka mund të ndodhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB