“Jam i lodhur nga Europa”, kongresmeni amerikan i bën thirrje europianëve: Heshtni dhe shisni Groenlandën
Presidenti amerikan Donald Trump në samitin ekonomik të Davosit foli sërish për syzet që homologu i tij francez Emmanuel Macron kishte vendosur dje si dhe shpjegoi negociatat tyre për çmimet e ilaçeve.
Presidenti shpjegoi se pasi Macron e kundërshtoi disa herë kërkesën e tij që të rrisë çmimin e disa barnave që në Europë kushtonin shumë më lirë se në Amerikë, ai tha se e kërcënoi atë me 25% tarifa për të gjitha mallrat franceze dhe 100% për verërat dhe shampanjat.
“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi? E pashe dhe bënte si i fortë për një ilaç 10 dollarësh. I thashë Emmanuel, fola me të gjitha kompanitë farmaceutike dhe kanë pranuar, nuk ishte e lehtë, por ja dolëm dhe më thanë nuk do ta pranojnë shtetet, dhe iu thash që do ta aprovojnë që ç’ke me të dhe këtu isha me Emmanuelin i cili besoj se është në sallë tani, e pëlqej shumë të them të drejtën, e vështirë për ta besuar apo jo. Dhe i thashë Emmanuel: Do të duhet ta rrisësh çmimin e atij ilaçi në 20 ndoshta në 30 dollarë, mendoje, është dyfishim, mund të jetë trefishim. ‘Jo jo jo Donald nuk do ta bëj’ i thashë patjetër që do ta bësh 100%. Ai tha: Jo jo po më kërkon ta dyfishoj. I thashë: Shiko Emmanuel, ke 30 vite që përfiton nga SHBA-të me ilaçet, duhet ta bësh dhe do ta bësh, nuk kam asnjë dyshim. Në fakt jam 100% i sigurt që do ta bësh. ‘Jo jo nuk do ta bëj’, i thashë po ju e rrisni pak, ne e ulim shumë, është shumë e thjeshtë. AI sërish thoshte jo nuk e bëj dhe më në fund i thashë: Shiko si është puna Emmanuel, do ta bësh dhe do ta bësh shpejt dhe nëse nuk e bën do vendos 25% tarifë për çdo gjë që Franca i shet SHBA-së, 100% në verat dhe shampanjat e tua dhe ajo është të paktën 10 herë më shumë se ajo çfarë po kërkojmë ne dhe ti do ta bësh. S’dua ta bëj publik rastin dhe ai tha ‘Jo jo Donal do ta bëj’, më mori 3 minuta për çdo shtet për ta pranuar, iu thash po na e punoni ka 30 vite”, tha Trump.
Top Channel