Në mbrëmjen e errët ndaj Arsenalit, në fushë ishte një protagonist që Interi e njihte shumë mirë; Gabriel Jesus. Golate brazilianit bënë diferencën në fushën e lojës, por edhe kthyen në mendje pranverën e vitit 2016. Ishte një verdikt që u maturua pas muajsh të tërë tratativash. Në Milano sapo kishte ardhur Suning me ambicie të deklaruara dhe ishte një investim prej 30 milionë eurosh në lojë për rritjen e cilësisë. Operacioni me Palmeiras ishte strategjik me Piero Ausilio në linjën e parë.

Por 19 vjeçari Gabriel Jesus, kishte një tjetër pretendent te porta e tij; Pep Guardiolën. Dhe ishte pikërisht një telefonatë e katalanasit ajo që bëri diferencën; Manchester City arriti të sigurojë shërbimin e talentit brazilian për 32 milionë euro, e njëjta shifër që u propozua edhe nga Interi që pak javë më vonë mbyllën një tjetër operacion  në Brazil, atë për Gabigol për 30 milionë euro, edhe ky i fundit ashtu sikurse Gabriel Jesus kishte spikatur me kombëtaren braziliane dhe premtonte gol dhe spektakël

Por historia thotë se gjërat nuk shkuan ashtu sic u mendua. Gabigol u kthye te Santos pas pak muajsh  pasi dështoi në eksperiencën e tij evropiane. Zikaltrit e kaluan te Benfica pas vetëm 1 goli të shënuar, atë me Bolognan. Me kalimin e kohës transferimi i tij me huazim në klube të ndryshme i dhanë mundësi Interit të minimizojë minusvalencën me një shitje përfundimtare të Flamengo në 2019.

Por ka akoma histori. Në panoramën interiste kanë ardhur sulmues të tjerë të nivelit dhe ajo aventurë negative është e harruar tashmë. E megjithatë, ardhja e Gabriel Jesus në San Siro e riktheu hidhërimin e asaj periudhe. Por për fatin e mirë, Interi ka të tjera perspektiva dhe rilindja e Gabriel Jesus ofron gjithsesi ide për merkaton. Paraqitja e brazilianit në mbrëmjen e së martës e ndihmon të dalë nga anonimiteti ku kishte përfunduar pas një dëmtimi traumatik në ligament.

Dhe me kontratën që skadon në 2027, braziliani këto javë kishte përfunduar në vorbullën e zërave të merkatos për një largim të mundshëm që në muajin janar. Kjo hipotezë u hodh poshtë nga vetë protagonisti në prag të sfidës së Ligës së Kampioneve, por është e qartë se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për të kuptuar nëse Gabriel Jesus është ende në qendër të projektit të Arsenalit apo jo. Sigurisht që paraqitje të tilla bindëse mund ta ndihmojnë atë që të qëndrojë në Londër, por mundësua që ai vetë të kërkojë largimin në muajt e verës është konkrete. Sidomos kur mendon se po afron Botërori ku Carlo Ancelotti mund t’i gjejë një vend në skuadër nëse ai vazhdon të shfaqë shenja vazhdimësie. Me fjalë të tjera, rikthimi me një dygolësh nga Milano është diçka e mirë për të, kurioz është fakti që Gabriel Jesus u kthye të jetë në qendër të vëmendjes pikërisht në ndeshjen kundër skuadrës që e vuri e para në shënjestrën e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB