Champions League/Mbrëmje e çmendur për Barcelonën, Liverpool dominon Marseille, Bayern në 1/8 e finaleve
Momente të ndezura u regjistruan shumë pranë pankinës së Juventusit në fillimin e pjesës së dytë me Benfican në Ligën e Kampioneve. Kur sfida ishte e mbërthyer në rezultatin 0-0 me portugezët që ishin të rrezikshëm në sulm, trajneri i Juventusit Luciano Spalletti nuk i pëlqeu kritikat në drejtim të skuadrës së tij që erdhën nga një tifoz që ishte ulur në radhën e parë në tribunën e Allianz Stadium.
Në këtë moment pati një debat të shkurtër në distancë që u mbyll me këshillën e Spallettit ndaj tifozit: ‘Qëndro në shtëpi’, një këshillë që e përsëriti edhe në momentin kur Thuram shënoi golin e parë të Juventusit me trajnerin që në fillim festoi në pankinë për t’u kthyer nga tifozi për t’i shfaqur gëzimin e tij.
Pak minuta më vonë, në momentin e hyrjes në fushën e lojës, Spalletti pati një moment edhe me Lois Opendan. Në momentin që po i jepte këshillat e fundit, trajneri i dha një shpullë të lehtë lojtarit dhe nga leximi i buzëve mësohet se i tha: ‘Duhet të zgjohesh’ me sulmuesin belg që u përgjigj me buzëqeshje.
Top Channel