Jose Mourinho dhe dhurata e tifozëve të Romës që takoi në Torino: A do të kthehem? Asnjëherë nuk i dihet…
21/01/2026 20:13
Jose Mourinho ditën e martë mbërriti në Torino me Benfica për ndeshjen e Ligës së Kampioneve dhe në mbrëmjen e asaj dite trajneri portugez u takua me një grup tifozësh të Romës që kishin mbetur në qytet pas transfertës së të dielës.
I sinjalizuar nga Rui Costa, Mourinho doli nga dhoma i veshur me tuta dhe me një bluzë me mëngë të shkurtra, pavarësisht motit të ftohtë dhe qëndroi disa minuta me tifozët verdhekuq.
‘Nuk i dihet asnjëherë-tha Mourinho kur një prej tifozëve i tha të kthehej dhe më pas luzitani shtoi-jemi argëtuar në Romë, më mungoni dhe ju’.
Pas fotove selfie dhe autografëve, Special One, dukshëm i emocionuar u kthye në dhomë për të përgatitur ndeshjen me skuadrën e Luciano Spallettit.
Top Channel