Real Madrid, klima Bellingham-tifozë mbetet e tensionuar: Mora revanshin…
Mbrëmjen e së martës, Sporting Lisbonë shkaktoi një nga surprizat e raundit të parafundit të Fazës së Ligës në Champions League duke mposhtur skuadrën kampione në fuqi të Evropës, Paris Saint Germain.
Padyshim që kjo disfatë nuk është kapërdirë aspak nga trajneri i skuadrës pariziene, Luis Enrique i cili shfryu të gjithë frustrimin e tij në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.
‘Është shumë e lehtë të shpjegohet kjo humbje; është futbolli. Humbëm seose është një sport m…, futbolli është një m..’-ishin fjalët e Luis Enrique që u bënë menjëherë virale në rrjetet sociale
‘Ishte ndeshja jonë më e mirë në transfertë-vijoi komentin e tij trajneri asturian për televizionin Canal+-jam shumë krenar për futbollistët e mi. Me këtë mentalitet jam i sigurt se do të shkojmë larg. Rezultati është zhgënjyes dhe i padrejtë, është për të ardhur keq sepse pashë vetëm një skuadër në fushën e lojës, Humbëm ndaj Paris FC, barazuam në Bilbao dhe sonte, në të njëjtën mënyrë. Jam mësuar me këtë’.
Luis Enrique: “Futebol é um desporto de merda” 👀 pic.twitter.com/WOJrnjfkM7
— Goncalodias17 (@goncalo_diass17) January 21, 2026
Top Channel