Fshati që jeton në baltë/ Në Hasturkas të Fierit, fermerët ankohen: Nuk punojmë dot tokën, ka rinisur edhe shiu

21/01/2026 12:49

Një javë pas përmbytjeve që shkaktoi lumi Seman, dëmet në fshatin Hasturkas, të njësisë administrative Libofshë janë të mëdha.

Uji nuk depërtoi vetëm në banesa, por bëri të papërdorshme rezervat ushqimore të bagëtive, duke rrezikuar seriozisht jetesën e qindra krerëve.

“Nuk kemi më ushqim për bagëtitë. Në këto kushte nuk e përballojmë dot dimrin”, thotë blegtori.

Banorët dhe blegtorët apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore, për sigurimin e bazës ushqimore dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

“Kërkojmë ndihmë, sepse rrezikohet jeta e bagëtive dhe mbijetesa jonë”, apelon blegtori.

Ndërkohë, komisioni i vlerësimit të dëmeve ka nisur procesin e evidentimit në terren, por deri më tani nuk ka një afat të qartë për dhënien e ndihmës financiare për familjet e prekura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB