Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier, ku një 55 vjeçar ka rënë nga kati i 3 i një pallati në lagjen Apolonia, duke përfunduar në tarracën e katit më poshtë.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, raporton se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca, policia dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur zbritjen e të dëmtuarit dhe transportimin e tij drejt Spitalit Rajonal Fier.
Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:50, në lagjen “Apollonia”, Fier, shtetasi A. D., 55 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon të jetë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel