Reali i Madridit, në një periudhë të vështirë, argëtohet me Monacon në javën e parafundit të Fazës së Ligës në Champions League. Në ‘Santiago Bernabeu’, Reali i Madridit ‘luajti tenis’ me skuadrën nga Principata duke e mundur me rezultatin e thellë 6-1.

Llogaritë e ndeshjes u mbyllën praktikisht që në 26 minutat e para, falë dygolëshit të një Mbappe të papërmbajtur me francezin që shënoi në minutën e 5 dhe pak para minutës së 30 pas asiteve të Valverdes dhe Vinicius. Në pjesën e dytë, Arbeloa hodhi në fushë Ceballos, por në minutën e 51 Mastantuono çoi rezultatin në 3-0, ndërsa në të 55 autogoli i Kehrer i dha mundësinë Realit të plotësojë pokerin e golave. Në minutën e 63 ishte Vinicius që shkroi emrin në listën e golashënuesve, një gol që erdhi pas atij të nderit të shënuar nga Teze për Monaco. Në minutën e 80, Valverde fiksoi fitoren përfundimtare 6-1 të Realit të Madridit që shkon në kuotën e 15 pikëve duke u ngjitur për momentin në vendin e dytë dhe është praktikisht i kualifikuar për në 1/8 e finaleve

Një tjetër surprizë në këtë raund të Ligës së Kampioneve u regjistrua në Lisbonë kur Sporting mposhti kampionët në fuqi të Evropës, Paris Saint Germain me rezultatin 2-1. Skuadra e Luis Enrique pa që në minutën e 30 t’i anulohej një gol. Por më pas ndeshja u ndez në 16 minutat e fundit të saj. Pikërisht në minutën e 74, Suarez i dha avantazhin Sportingut të Lisbonës, por avantazhi i portugezëve zgjati 5 minuta pasi Paris Saint Germaini barazoi me Kvaratkhelia. u duk se kjo ndeshje po shkonte drejt barazimit 1-1, por në minutën e 90, Suarez realizoi dygolëshin e tij duke i dhënë fitoren 2-1 Sportingut të Lisbonës  që për momentin hyn në Top 8 të klasifikimit me 13 pikë po aq sa edhe Neëcastle 

Në ndeshjet e tjera të Ligës së Kampioneve u shënuan këto rezultate: Olympiacos-Bayer Leverkusen 2-0, Tottenham-Borussia Dortmund 2-0 dhe Villarreal-Ajax 1-2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB